AKTUALITET /

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Jamarbër Malltezit për çështjen ‘Partizani’

Sipas Malltezit, as SPAK dhe as GJKKO nuk kanë pranuar dokumentet e paraqitura prej tij, të cilat sipas i lehtësojnë pozitat në këtë çështje.

Shkruar nga Versus
Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Jamarbër Malltezit për
Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e bërë nga Jamarbër Malltezi në lidhje me administrimin e provave dhe memoriet që ai kërkonte të merreshin si prova në çështjen ‘Partizani’. Sipas Malltezit, as SPAK dhe as GJKKO nuk kanë pranuar dokumentet e paraqitura prej tij, të cilat sipas i lehtësojnë pozitat në këtë çështje.

Jamarbër Malltezi, dhëndër i ish- kryeministrit Berisha është akuzuar për ‘korrupsion’ dhe ‘pastrim parash’ në çështjen e privatizimit të Kompleksit sportive ‘Partizani’, mbi terrenet e të cilit u ndërtuan më pas disa godina shumëkatëshe. Në këtë proces është marrë i pandehur dhe vetë ish- kryeministri Berisha i cili akuzohet për ‘korrupsion pasiv’.   

SPAK nisi hetimet prej 2020 për veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani./ Versus.al