AKTUALITET /

Grushte e leva ndaj avokatit Mëngjesi, prokuroria kërkon 'arrest me burg' për Dritan Nanon dhe dhëndrrin e tij

Prokuroria  e Tiranës kërkon arrest me burg për Dritan Nano si orgranizator i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi , ende në koma në spital, si dhe për dhëndrin e tij Dorian Alia, i cili ishte një nga dhunuesit.

Shkruar nga B.SH

Grushte e leva ndaj avokatit Mëngjesi, prokuroria kërkon 'arrest

Prokuroria  e Tiranës kërkon arrest me burg për Dritan Nano si organizator i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ende në koma në spital, si dhe për dhëndrrin e tij Dorian Alia, i cili ishte një nga dhunuesit.

3 dhunuesit e tjerë Elton Kasaj, Drivald Alia, Romario Tabaku, janë ende në kërkim por edhe për këta Prokuroria ka kërkuar arrest me burg në mungesë.

Avokati u dhunua më 29 maj teksa po linte në kopsht djalin e tij.

Një prej autorëve i vetëdorëzuar në Polici, Dorian Aliaj ka treguar se porositësi i sulmit është Dritan Nano dhe se shkuan ti jepnin një mesazh avokatit që të hiqte dorë nga padia e ngritur ndaj këtij të fundit.

Ndërsa Nano para hetuesve ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

 

Poll