AKTUALITET /

Hetimi ndaj Këlliçit për falsifikimin e diplomës, nëndrejtoresha e Harry Fultz paraqitet në SPAK

Dyshohet se Brikena Baxhaku është thirrur për t'u pyetur lidhur me diplomën e ish-kandidatit për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçi.

Shkruar nga Versus

Hetimi ndaj Këlliçit për falsifikimin e diplomës,

Tiranë- Nëndrejtoresha e Institutit Harry Fultz, Brikena Baxhaku është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.

Ende nuk ka informacion konkret lidhur me arsyen e paraqitjes së saj, por ka dyshime se bëhet fjalë për hetimin që SPAK po bën ndaj Belind Këlliçit për falsifikim të diplomës së gjimnazit.

Në 26 dhjetor të vitit të kaluar, ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi u mor në pyetje për rreth 2 orë brenda SPAK lidhur me kallëzimin e bërë nga avokati Idajet Beqiri. Në dalje para mediave Këlliçi tha se sulmi ndaj tij ishte orkestruar pas denoncimeve të vazhdueshme që ai kishte bërë lidhur me skemën korruptive “5D” në bashkinë e Tiranës.

Këlliçi u paraqit në SPAK në të njëjtën ditë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj i cili u pyet për 5 orë për hetimin pasuror të hapur ndaj tij. Versus.al

Poll