
SPAK pritet të marrë nën hetim deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa pas një aksidenti që ky i fundit ka shkaktuar gjatë fushatës zgjedhore në Elbasan, vitin e kaluar ku ka përplasur me makinë një qytetar.
Vendimi që aktet e hetimit t’i kalojnë SPAK-ut, u mor nga gjyqtari i GJKKO, Erjon Çela gjatë seancës së kësaj të hëne ku shqyrtoi kërkesën e Gjykatës së Elbasanit e cila shpalli moskompetencë për çështjen e deputetit.
Ndaj Xhafës rëndon akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Duke qenë se aksidenti ndodhi gjatë kohës që Xhafa mbante postin e deputetit, atëherë bëhet automatikisht subjekt i SPAK. Versus.al








