
Tiranë- Kastriot Ismailaj, ish-administrator i kompanisë “CEZ-DIA” do të vijojë të vuajë dënimin prej 11 vitesh burg që iu caktua në maj të vitit 2018 nga Apeli i Tiranës nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.
Sot gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë nga Ismailaj i cili u dënua për veprat penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash” për mbledhjen e borxheve të prapambetura në CEZ.
Ismailaj akuzohet se mori nga kompania CEZ rreth 6.5 milionë dollarë për një shërbim që nuk e kishte kryer. Versus.al







