AKTUALITET /

Dhunimi i Sokol Mëngjesit, Vishaj: Avokati në gjendje kome! Ngjarja s’ka lidhje me politikën

Sajmir Vishaj tha se si pasojë e frakturave të pësuara, avokati Sokol Mëngjesi ka rënë në gjendje kome.

Shkruar nga Versus
Dhunimi i Sokol Mëngjesit, Vishaj: Avokati në gjendje kome! Ngjarja
Kryetari i avokatëve penalistë, Sajmir Vishaj

Kryetari i avokatëve penalistë, Sajmir Vishaj ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë spitalit të Traumës ku vizitoi kolegun e tij Sokol Mëngjesi i cili ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të frakturave të pësuara nga dhuna barbare e ushtruar dje ndaj tij.

Duke dhënë lajmin se Mëngjesi është në gjendje kome Vishaj tha se është alarmante dhuna ndaj njerëzve të drejtësisë dhe se avokatët janë të pambrojtur.

“Ajo që ne na shqetëson është vënia dorë ndaj njerëve të drejtësisë, kemi çdo javë që dhunohet një avokat. Mbase prokurorët dhe gjyqtarët kanë ndonjë masë sigurimi. Por njerëzit duhet të kuptojnë se avokatët bëjnë punën e tyre dhe duhet të mbrojnë njërën palë.

U them skeptikëve që e lidhin ngjarjen me nuanca politike që nuk ka lidhje as majtas dhe as djathtas, ngjarja është për shkak të detyrës së tij. I lutemi zotit me zemër të dalë nga koma. Sot presim të vijnë familjarët e tij që jetojnë jashtë shtetit dhe gjendja do jetë më alarmante”- u shpreh Vishaj ndër të tjera.

Sipas Vishajt, një ngjarje e tillë duhet të kishte ngritur në këmbë gjithë institucionet shtetërore.

Poll