Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Mamurras-Laç, ku një i moshuar është rrëzuar me motor sapo ka dalë nga dera e oborrit.
Fatkeqësisht ai ka humbur jetën në spital.
Lezhë/Informacion paraprak
Në segmentin rrugor Mamurras-Laç, shtetasi H. C., 82 vjeç, sa ka dalë nga dera e oborrit të banesës me motomjet është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.








