AKTUALITET /

Atentati në Don Bosko / Vocaj: "Maskat" qëlluan nga makina 7 herë, pistat e hetimit

Në Kamzë u gjet një mjet në flakë, dyshohet se i përket autorëve. Grupi i hetimit po vlerëson nëse gëzhojat e vendngjarjes kanë lidhje me armën e gjetur në makinën që po digjej

Shkruar nga Versus

Atentati në Don Bosko / Vocaj: "Maskat" qëlluan nga makina 7

U ulën për të pirë kafe, por një breshëri me plumba që u derdh drejt tyre i çoi në spital Kastriot Elezaj, 45 vjeç dhe Renato Metushin 22 vjeçar.

Të paktën kështu deklaroi nga vendngjarja drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Sipas këtij të fundit, dyshohet se një makinë ku mund të kenë qenë 2-3 persona, me gjasa të maskuar, është afruar dhe ka qëlluar të paktën 7 herë në drejtim të Elezajt dhe Metushit.

Vocaj sqaroi se pak pas kësaj ngjarje është gjetur një automjet i djegur në Kamzë, por targat e mjetit nuk korrespondojnë me shasinë e makinës së djegur.

Në makinë është gjetur një armë zjarri, që po ekzaminohet nga ekspertët për të parë nësë gëzhojat e gjetura në vendngjarje përputhen me atë të armës së gjetur në makinën e djegur.

Grupi hetimor ka arritur ndërkohë që të sigurojë dhe disa pamje nga kamerat e sigurisë në vendngjarje dhe në zonën përreth.

E kaluara e dy personave të plagosur është në hetim aktualisht nga policia.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, thaa se njëri prej personave të plagosur, është me precedent kriminal.

Versus.al ka mësuar se precedent ka patur 45 vjeçari Kastriot Elezaj.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të Elezajt dhe Metushit, Vocaj tha se ato janë jashtë rrezikut për jeten. Kjo gjë do të ndikojë që në orët në vijim grupi hetimor të marrë deklaratat e dy personave të plagosur në lidhje me atentatin që mund t’i kishte kushtuar jetën./Versus.al

 

Poll