AKTUALITET /

Inceneratori i Fierit, Apeli i GJKKO vendos përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të përsëris gjyqin në të njëjtën gjykatës, lidhur me çështjen e Inceneratorin e Fierit. Në seancën në Apelin e GJKKO, e cila zgjati rreth 2 orë e 30 minuta, prokurorët kërkuan prishjen e vendimit të shkallës së parë, në lidhje me pafajësitë që janë dhënë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodra, si edhe për Alqi Ballkon, i cili u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre.

Shkruar nga Versus

Inceneratori i Fierit, Apeli i GJKKO vendos përsëritjen e shqyrtimit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të përsëris gjyqin në të njëjtën gjykatës, lidhur me çështjen e Inceneratorin e Fierit.

Vendimi u dha këtë të hënë pas kërkesës së SPAK, në prag të dëgjimit të mbrojtjes të të akuzuarve që kanë kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë që i shpalli fajtor.

Për vendimmarrjen, trupa gjyqësore citoi nënin 427/4 të kodit të procedurës penale ku u referua që të merrte këtë hap. Në seancën e ardhshme, në Apelin e Posaçëm do të pyeten disa dëshmitarë dhe e pandehura Arjola Kodra, ish-administratoren e Inceneratorit të Tiranës, e cila u shpall e pafajshme nga GJKKO.

Në seancën në Apelin e GJKKO, e cila zgjati rreth 2 orë e 30 minuta, prokurorët kërkuan prishjen e vendimit të shkallës së parë, në lidhje me pafajësitë që janë dhënë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodra, si edhe për Alqi Ballkon, i cili u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre. Kërkesa e SPAK u kundërshtua nga avokatët, por nuk u mor parasysh nga Apeli i GjKKO.

Seanca e radhës për të marrë në pyetje dëshmitarët do të mbahet më 7 nëntor në Apelin e GJKKO.

Kujtojmë se Shkalla e Parë dënoi Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe 12 të pandehurit e tjerë. Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite, ndërkohë ish- sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës.

Për të SPAK kishte kërkuar 7 vjet burg por Bllako mori pafajësi për akuzën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”, dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen detyrë publike”/Versus.al

Poll