
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij. Mësohet se bëhet fjalë për çështjen e inceneratorëve.
Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO për korrupsion pasiv në 2 raste, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, vuajti 2 vite e 8 muaj burg për inceneratorët.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish-ligjvënësi ka përfituar shumën prej rreth 120 mijë eurosh nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare, për blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të babait të tij, një fabrikë birre në Ersekë. Versus.al

