AKTUALITET /

Ish-i dënuari për drogë vdiq në 2022-in, prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e familjarëve

Sipas prokurorisë së kryeqytetit, i ndjeri Sokrat Cari kishte ndërtuar pasuri në mënyrë të paligjshme, falë trafikut të drogës.

Shkruar nga Versus

Ish-i dënuari për drogë vdiq në 2022-in, prokuroria e

Tiranë- Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e kryeqytetit ka sekuestruar disa pasuri në emër të familjarëve të Sokrat Carit, një ish-të dënuari për drogë i cili ndërroi jetë në vitin 2022.

Në kuadër të hetimit pasuror të zhvilluar ndaj tij, rezulton se familjarët e të ndjerit nuk kanë pasur burime financiare për të krijuar pasuritë të cilat i zotërojnë. Sipas prokurorisë, pasuritë janë krijuar si rezultat i veprimtarisë kriminale të Carit.

Në vitin 2007 i ndjeri ishte dënuar për falsifikim dokumentesh, ndërsa në 2011-ën u dënua sërish për trafik droge dhe moskallëzim krimi.

Pasuritë e sekuestruara:

1.  Pasuria e Paluajtshme Godinë banimi dhe shërbimi 3 kate me papafingo, zk 8250, sipërfaqje ndërtimi 156.2 m2, sipërfaqje totatale 388.6 m2, numri i kateve 4, Rruga “Besim Imami”, vila nr.34;

2. Pasuria e Paluajtshme e llojit “Njësi”, Nr.5/605/ND-N15, vol 21, fq 159, ZK 8250, Sip 95.1m2, Rruga “Zhan D’Ark”, godina 10, kati përdhe, Tiranë; dhe

3. Automjeti Kamionçinë, blerë sipas Deklaratës Doganore 21.03.2005. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: