
Në kulmin e sezonit turistik, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur një “beach bar” në zonën e Jalës në Vuno. Sipas informacioneve, objekti rezultonte i ndërtuar pa leje në vijën bregdetare.
Aksioni për shembjen u zhvillua gjatë orëve të para të mëngjesit pa asnjë incident apo kundërshtim nga pronarët.
Institucioni njoftoi se do të vijojnë me kontrollet dhe aksionet në rast të zbulimit të ndërtimeve pa leje. Versus.al

