Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë deklaratës për media jashtë ambienteve të SPAK-ut e ka pranuar se ka udhëtuar në Bevery Hills e vende të ndryshme të SHBA-së, duke theksuar se ka qenë nën shoqërinë e kushëririt të saj Adrian Shatku dhe kushërirës Bebe Rexha. Kryemadhi tha se udhëtimi ka qenë për 10 vjetorin e njërës prej vajzave të saj.
Sa i takon dyshimeve të SPAK për zbulimin e një rasti tjetër korruptiv, Kryemadhi thotë se nuk ka kryer shpenzimet për të cilat raportohet.
Pjesë nga deklarata:
Kryemadhi: Kam qenë në Bevery Hills, Las Vegas e Chikago e deri në Kinë. Për kartën që Ilir Meta flet me fjalët e Altin Dumanit…një kartë krediti në një bankë Amerikane mund të merret nëse ke së pari llogari bankare. Nëse karta është e imja duhet të ketë një kërkesë timen që i drejtohet bankës amerikane. Sa i përket, kam qenë edhe në Bevery Hills, Chikago me kushëririn tim Adrian Shatku me kushërirën time Bebe Rexha për 10 vjetorin e vajzës. Pra nuk kam qenë vetëm unë. Për pretendimet e SPAK i jam drejtuar bankës amerikane që të nxjerrë shpenzimet që kam bërë unë.
Gazetarët: 240 mijë dollarë veshje?
Kryemadhi: Jo këto i thotë zëdhënësi i PL Tedi Blushi që i merr direktivat nga SPAK-u. 240 mijë euro është e gjithë shuma e kartës së kreditit të Shatkut. Zoti Shatku nuk ka të bëjë fare me tenderat e shtetit dhe as me fonde publike.
Sa i takon qëndrimeve të kreut të PL, Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk i interesonte më asgjë rreth tij.
“Zoti Meta është i izoluar. Ka vetëm një person që po ndikon dhe e informon. Disa media opozitare deklaratën që kam dhënë unë në ditën e fundit të Kuvendit. Nuk më intereson më fare as se çfarë bën Meta dhe as se çfarë thotë apo mendon ai”- deklaroi deputetja. Versus.al







