AKTUALITET /

Kanosi Ramën me një foto me pistoletë nisin hetimet për Adriana Kalajën

Ndaj Adriana Kalaja kanë nisur hetimet një ditë pas deklaratës së saj ku kërcënonte me një foto teksa bënte qitje, kryeministrin Edi Rama.

Shkruar nga B.SH
Kanosi Ramën me një foto me pistoletë nisin hetimet për
Adriana Kalaja

Ndaj Adriana Kalajës kanë nisur hetimet një ditë pas deklaratës së saj ku kërcënonte me një foto teksa bënte qitje, kryeministrin Edi Rama.

Sipas gazetares Anila Hoxha procedimi ka nisur prej deklaratës së saj publike ku thoshte:

'Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës.'

Për këtë deklaratë të saj, policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës të kryeministrit, thanë burimet për gazetaren Hoxha.

Poll