Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës ‘arrest shtëpie.’
Trupi gjykues përbëhej nga nga gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni e Sokol Binaj.
Ish-kryeministri, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi akuzohen për korrupsion pasiv gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.
Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka./Versus







