
Forcat Operacionale të Drejtorisë së Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm mëngjesin e sotëm në ambientet e paraburgimit të Vlorës.
Nuk dihen arsyet e kontrollit të befasishëm, por mësohet se po kryhen verifikime të imtësishme brenda ambienteve të paraburgimit.
Në vijim priten detaje të tjera rreth këtyre kontrolleve nëpër qelitë e paraburgimit. Versus.al

