
Pas kontrolleve që agjentët e BKH kryen në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, mësohet se është sekuestruar telefoni i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Vendimi për sekuestrimin e telefonit të Xoxës është firmosur nga GJKKO pas kërkesës së bërë nga prokurori i SPAK, Ols Dado. Mësohet se bëhet fjalë për një hetim pasuror të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe familjarëve të tij. Mësohet se në sitë është futur dhe kompania e të vëllait të kryebashkiakut të tij, Arbër Veliaj, dhe i kanë marrë dhe këtij të fundit telefonin.
Ndërkohë, vetë Veliaj ka publikuar foto në rrjetet sociale ku tregon se ndodhet në Hamburg të Gjermanisë në kuadër të një takimi me kryebashkiakun Peter Tschentscher. Versus.al







