AKTUALITET /

Kreu marrëdhënie sek*uale me të miturën dhe e nxiti të pinte drogë me shoqet, pranga 40 vjeçarit

Shkruar nga Versus

Kreu marrëdhënie sek*uale me të miturën dhe e nxiti të

Vlorë- Një 40 vjeçar me iniciale R.R është arrestuar nga policia pasi akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 22 mars.  Dyshohet se i arrestuari, kreu marrëdhënie seksuale me 15 vjeçaren dhe më pas në bashkëpunim me një 33 vjeçar, e ka nxitur të miturën dhe 2 shoqe të saj që të konsumonin drogë.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.  Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike"- njofton policia. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: