AKTUALITET /

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e 2 vilave te “Kodra e Diellit”! Thumb për Berishën? Do kthehem në ndihmës avokate…

Kryemadhi tha se është distancuar tashmë nga politika dhe deklaroi se nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur më 6 dhjetor para SPAK.

Shkruar nga Versus
Kryemadhi ankimon sekuestrimin e 2 vilave te “Kodra e Diellit”!
Deputetja e PL, Monika Kryemadhi

Tiranë- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shkuar sot në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” të caktuar nga GJKKO nën akuzën e kryerjes së 3 veprave penale, por edhe për të ankimuar sekuestrimin e 2 vilave të saj në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”.

Kryemadhi bëri me dije se nën hetim nga SPAK është marrë edhe nëna e saj, ndërsa theksoi se çështja do të shkojë deri në Strasburg për shkelje të të drejtave të njeriut. Pavarësisht se ende është deputete, Kryemadhi tha se nuk merret me politikë më dhe bëri me dije se nuk do jetë e pranishme në protestën e thirrur para SPAK më 6 dhjetor.

Ndërsa në përfundim të deklaratës së saj duket se një “thumb” e kishte edhe për kryetarin e PD, Sali Berisha, duke thënë se mbase do t’i duhet të kthehet në ndihmës avokate për shkak se ka përballë gjyqtarë dhe prokurorë më të dobët se ata që kanë marrë të drejtën e ushtrimit të profesionit gjatë kohës së Berishës.

“Më duket qesharake si procedurë por çfarë të bëjmë. Po edhe nëna ime është nën hetim që në momentin që i është kontrolluar banesa dhe është marrë në pyetje pa avokat, në shkelje të plotë të ligjit.

Këto janë procedura që ne do i ndjekim sepse kjo gjë do përfundojë në Strasburg për një sërë shkeljesh që nga ajo e të drejtave të njeriut e deri tek ato të pronës. Unë nuk merrem më me politikë, por do kthehem në ndihmës avokate sepse mesa po shikoj të keqen e prokurorëve dhe gjyqtarëve të plepave të kohës së Sali Berishës në '90-ën”- u shpreh Kryemadhi ndër të tjera.

Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv. Për të njëjtat vepra penale akuzohet edhe ish-bashkëshorti i saj, kryetari i PL, Ilir Meta i cili që prej 21 tetorit mbahet në paraburgim. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: