
Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm pasi një punonjës i Gardës së Republikës është vetëvrarë me armë zjarri.
Akti ka ndodhur në garazhin e shtëpisë së tij, 47 vjeçari Gentian Lelçaj është gjetur i pajetë brenda makinës. Pranë tij është gjetur edhe arma e shërbimit me të cilën dyshohet se kreu vetëvrasjen.
Mësohet se oficeri ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij dhe gjendja e rënduar psikologjike mund ta ketë shtyrë në ndërmarrjen e aktit ekstrem. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Në tetor të vitit të kaluar, u vetëvra me armën e shërbimit edhe një tjetër oficer i gardës Henri Haxhiraj, i cili vuante nga depresioni. Versus.al







