
Në seancën paraprake të mbajtur sot për dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, avokatët e këtij të fundit i kërkuan kohë gjykatës për t’u njohur me aktet.
Gjithashtu kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe që ata t’ja çojnë dosjen hetimore në paraburgimin e Durrësit së bashku me një laptop ku të mundet t’i lexojë.
Lidhur me këtë kërkesë, prokurori i SPAK replikoi: Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim.
Gjykata vendosi që seancën paraprake për të vendosur nëse dosja e Veliajt do kalojë për gjykim, ta shtyjë për në datën 2 dhjetor me qëllim që edhe mbrojtja e kryebashkiakut të njihet me aktet e plota hetimore.
Kryebashkiaku Veliaj mbahet në paraburgimin e Durrësit që prej muajit shkurt të këtij viti ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për 5 vepra penale, konkretisht: korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve të paligjshme në qeli. Versus.al
