AKTUALITET /

Lezha vendos çmimet për plazhet, 300 lekë në ato publike! Deri në 2 mijë lekë tek privatet

Shkruar nga Versus

Lezha vendos çmimet për plazhet, 300 lekë në ato publike!

Këshilli bashkiak i Lezhës ka miratuar tarifën prej 300 lekësh të cilën qytetarët do të duhet të paguajnë në plazhet publike për çadra dhe shezlongë nga 300 lekë.

Gjithashtu u miratua vendimi për të përcaktuar çmime të diferencuara sipas zonës dhe nivelit të shërbimit, që shkon deri në 2000 lekë në plazhet private.

Sipas kryetarit të bashkisë, Pjerin Ndreu, unifikimi i tarifave synon gjithashtu të shmangë abuzimet e konstatuara në sezonet e mëparshme, duke vendosur rregulla të qarta edhe për strukturat hoteliere që operojnë në vijën bregdetare.

Poll