AKTUALITET /

Apeli lë në 'arrest shtëpie' të dyshuarit për vrasjen e Martin Çeços, babai në lot e psherëtima: Do t'i dj*g me benzinë!

Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se djali i tij “nuk kishte asnjë faj” dhe se krimi u krye nga persona tashmë të identifikuar dhe që kanë dhënë deklarime, por që tani po përfitojnë nga lehtësimi i masave të sigurisë.

Shkruar nga Versus

 

Apeli lë në 'arrest shtëpie' të dyshuarit për
Babai i Martin Çeços

Babai i 26-vjeçarit Martin Çeço ka reaguar me tone të forta pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, e cila vendosi “arrest shtëpie” për tre të dyshuarit për vrasjen e të birit të tij.

I tronditur dhe i revoltuar, ai tha se ndihet i braktisur nga drejtësia dhe se familja po përjeton një dhimbje të thellë që nga qershori i 2022-s.

Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se djali i tij “nuk kishte asnjë faj” dhe se krimi u krye nga persona tashmë të identifikuar dhe që kanë dhënë deklarime, por që tani po përfitojnë nga lehtësimi i masave të sigurisë.

Babai i viktimës hodhi akuza të rënda ndaj të dyshuarve, duke pretenduar se ata ishin të përfshirë në aktivitete kriminale në zonën e Maliqit dhe se Martin kishte marrë kërcënime përpara vrasjes.

Ai theksoi se i biri nuk kishte lidhje me vajzën që u përfshi në hetime dhe nuk kishte asnjë arsye për të qenë objekt i një krimi kaq të rëndë.

Ai shtoi se çështja kishte qenë e trajtuar si vepër penale që dënohet me burgim të përjetshëm, por vendimet e fundit po zvogëlojnë përgjegjësinë e të dyshuarve.

'S’kam çfarë të them më. Djali më iku pa asnjë faj. Unë do ta ndjek që nesër. Do t’i përvëloj ata me benzinë, do ti përvëloj nuk i le. Arrest shtëpie, lirim janë ato. Mua nuk më dhimbset jeta fare, po nuk i zhduka ata. Nuk i lë, do ta them troç, le të më arrestojnë ç’të duan le të bëjnë, do t’ia gjej radhën, do gjej një bidon me benzinë do t’i përvëloj si familje”

Ata janë autorët, e kanë thënë me gojën e tyre vetë dhe tani t’i lirojnë. Djali nuk pati as takime me çupën asgjë, dy dashnorë i kishte, pse nuk bëri krim tek ata, por bëri në djalin tim. Ata kanë mbjellë drogë atje lart dhe për të zhdukur djalin tim kishin dalë në Maliq dy veta. E hape gojën, do të zhdukin i kishin thënë. Djali im s’kishte faj. Nuk besoj më në drejtësia, i dënoi 25 vjet ja dhanë Tiranës thanë ky krim dënohet me burgim të përjetshëm, këta tani i liruan fare.

Ka mbi 3 vjet, s’kam ç’them më unë do t’i djeg dhe do t’i them djalit e realizova planin tënd. Nuk dua të jetoj më dhe nuk e bëj veten të më arrestojnë, do vras veten në mes të gjyqit atje” është shprehur babai i Martin Çeços./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll