Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së sotëm në rrugën "Shkodër-Hani i Hotit".
Mësohet se një 21-vjeçar ka përplasur me makinën e tij një motor që drejtohej nga një i mitur dhe pasagjer po një i mitur.
Dy të miturit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shkodër/Informacion paraprak
Në aksin rrugor "Shkodër-Hani i Hotit" automjeti me drejtues shtetasin A. P., 21 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 14-vjeçar.
Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur 14-vjeçarë, që po lëviznin me motomjet, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.