AKTUALITET /

Monika Kryemadhi dy orë në SPAK

Shkruar nga Versus

Monika Kryemadhi dy orë në SPAK

Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga vajza e saj Bora, ka lënë ambientet e Prokurorisë Speciale, ku ka qëndruar për rreth dy orë.

Kryemadhi ka lënë mjediset e SPAK duke qeshur, ndërsa ndaj saj ka një masë sigurie ‘detyrim paraqitje’.

Nuk dihet nëse Kryemadhi ka shkuar për të tërhequr fashikujt e dosjes, apo për të zbatuar masën e sigurisë që i është vendosur nga GJKKO.

Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për ‘korrupsion’, ‘pastrim të parave’ dhe ‘fshehje të pasurisë’, në të njëjtën dosje me ish-presidentin Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë ‘arrest në burg’.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: