
Berat- Një rast i rëndë është bërë publik nga prokuroria e qytetit e cila bën me dije se ka dërguar për gjykim një person i cili shfrytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen e tij.
Nën akuzë për veprën penale është vënë R.L i cili bashkëpunonte me shokun e tij E.V i cili siguronte klientët duke qenë se kishte në pronësi edhe lokalin e natës ‘Star” ku e shfrytëzuara ishte punësuar si balerinë.
Vetë R.L e pranoi se e kishte shtyrë të dashurën e tij të ofronte shërbime seksuale për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike madje se e ishte ndihmuar për të gjetur edhe klientë.
Ndërsa shoku i tij, i pandehuri E.V. në rolin e ndihmësit, ka ndërmarrë hapat për ta realizuar plotësisht veprën penale. Ai ka marrë në punë shtetasen Y.Sh., pasi ka rënë dakord me bashkëjetuesin e saj, duke e kamufluar në rolin e valltares, për ta shfrytëzuar për klientët që vinin në ambientet e klubit të tij, me qëllim përfitimi. Versus.al

