
Komuna e Parisit u tronditën mesditën e sotme nga shtënat me armë ku efektivi i Policisë, Erjon Goxhara qëlloi me armë zjarrin 45 vjeçarin Lorenc Kosta, Drejtor i Zyrës së Monitorimit të Tregut të Energjisë Elektrike, pranë ERE.
Sipas burimeve Lorenc Kosta ka qënë duke ecur në këmbë në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.
Autori Erjon Goxhara ka qenë me një automjet tip “Mitsubishi” dhe i veshur me një bluzë të kuqe në momentin kur ka kryer atentatin dhe pas krimit është larguar me shpejtësi.
Mësohet gjithashtu se Goxhara i bëri foto 45-vjeçarit teksa qëndronte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar nga gjaku.
Dyshohet se Lorenc Kosta i kishte ngacmuar partneren efektivit Erjon Goxhara dhe më pas ky i fundit ka ndërmarrë aktin ekstrem duke i bërë atentat me armë zjarri.
I plagosuri Lorenc Kosta dhe partnerja e efektivit mësohet se punonin tek Enti Rregullator i Energjisë.
Erjon Goxhara është efektiv tek Drejtoria e Kufirit në Laprakë, ndërsa më parë ka punuar efektiv tek Forcat ‘Shqiponja’./Versus.al







