AKTUALITET /

Një vit më parë i vranë djalin e përfshirë në konflikt me Martinajn, si u ekzekutua Gjovalin Prendi brenda lokalit të tij

Autorët dyshohet të kenë qenë katër persona dhe dy prej tyre dolën nga mjeti për të hapur zjarr.

Shkruar nga Versus
Një vit më parë i vranë djalin e përfshirë në
Fotomontazh: Pamje nga vendngjarja dhe viktima Gjovalin Prendi

Lezhë- Një ekzekutim me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë, ku Gjovalin Prendi u vra brenda lokalit të tij buzë rrugës nacionale “Lezhë-Milot”.

SIpas të dhënave të bëra me dije, 4 autorët përdorën një automjet luksoz tip “Porsche” dhe dy prej tyre zbritën për të hapur zjarr brenda lokalit në pronës të Gjovalin Prendit. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, gjersa deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

Prendi ishte ulur në tavolinë me një person tjetër dhe deri më tani, policia ka marrë në pyetje 10 persona lidhur me ngjarjen. 

Viktima, është babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i cili majin e vitit të kaluar u ekzekutua me breshëri plumbash në Athinë në prani të gruas dhe djalit të tij. 31 vjeçari ishte një personazh i njohur për autoritetet dhe dyshohej si i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Mes ngjarjeve, përmendet edhe eleminimi ‘barbar’ i Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij në 2022-in.

Pista e vrasjes së Gjovalin Prendit është hakmarrja, ndërsa në 2020-ën, 64 vjeçari i kishte shpëtuar një tjetër atentati me armë zjarri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: