Policia e Dibrës ka dalë me një deklaratë zyrtare për mediat lidhur me zbardhjen e vrasjes së 23 vjeçarit Renis Dibra në Mat më 9 korrik.
“4 personat që kanë marrë pjesënë vrasje nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie. 23 vjecari ka qenë i dënuar më parë në Gjermani për drogë në kuadër të grupit kriminal. Dyshohet se me personat e arrestuar dhe të dyshuar ka patur konflikte në lidhje me të ardhurat nga trafiku i drogës”- u shpreh mes të tjerash zëdhënësi i policisë Dibër.
Aktualisht në komisariatin nr.6 të Tiranës janë shoqëruar edhe 4 persona të tjerë të cilët po merren në pyetje lidhur me përgjegjësinë e tyre mbi krimin e rëndë. Ndërsa për të kryer hetimet e plota, policia bëri me dije se janë sekuestruar 20 celularë, 7 automjete dhe një sasi kokaine. Versus.al







