AKTUALITET /

Olsi Rama merret prapë në pyetje në SPAK, pas rihapjes së hetimeve të dosjes "Xibraka"

Vetëm 4 ditë më parë, drejtuesi i SPAK Altin Dumani rikonfirmoi dosja ‘Xibraka’ është rihapur dhe po hetohet edhe njëherë roli i të gjithë personave, përfshirë edhe Olsi Ramën. Edhe më 28 qershor 2024 vëllai i kryeministrit Rama u paraqit para organit të akuzës lidhur me dosjen e “Xibrakës”.

Shkruar nga Versus
Olsi Rama merret prapë në pyetje në SPAK, pas rihapjes së
Olsi Rama duke hyre ne SPAK

Olsi Rama është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme. 

Vëllai i kryeminstit Edi Rama ndodhet në ambjentet e SPAK që prej orës 15:00. 

Akoma nuk dihet arsyeja e saktë se cila është arsyeja se përse vëllai i kryeministrit u paraqit sot por besohet se kjo ka të bëjë me hetimet që po zhvillohen sa i përket dosjes së Xibrakës.

Kjo nuk është hera e parë që Olsi Rama shkon në Prokurorinë e Posaçme.

Edhe më 28 qershor 2024 vëllai i kryeministrit Rama u paraqit para organit të akuzës lidhur me dosjen e “Xibrakës”. Në një prononcim të shkurtër për mediat, vetë Rama tha se ishte thirrur për kallëzimin për dosjen e “Xibrakës”.  

Olsi Rama merret prapë në pyetje në SPAK, pas rihapjes së
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Vetëm 4 ditë më parë, drejtuesi i SPAK Altin Dumani rikonfirmoi dosja ‘Xibraka’ është rihapur dhe po hetohet edhe njëherë roli i të gjithë personave, përfshirë edhe Olsi Ramën.

Dumani  tha se kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi nuk ka bërë kallëzim, ndryshe nga sa demokrati pretendon në daljet mediatike.

Pak javë më parë Bardhi e akuzoi publikisht Olsi Ramën për lidhje me një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës në vitin 2014 dhe i bëri thirrje Prokurorisë që të rihapë hetimet për të verifikuar rolin e tij në dosjen e njohur të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Olsi Rama merret prapë në pyetje në SPAK, pas rihapjes së
Kreu i grupit parlamentar te PD-se, G. Bardhi

Ai iu referua dokumenteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të dhënave të sistemit TIMS për të provuar, sipas tij, faktin se Olsi Rama ka përdorur gjatë vitit 2014 të njëjtën makinë me të dënuarit e tjerë të dosjes “Xibraka”, ku policia zbuloi atë kohë një laborator të përpunimit të kokainës në fshatin me të njëjtin emër.

Olsi Rama merret prapë në pyetje në SPAK, pas rihapjes së
Magazina ne Xibrake, ku u gjet lenda narkotike

Në mars të vitit 2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka ndarë më vete procedimin për bashkëpunëtorët e paidentifikuar, që sipas Bardhit, ishte vetëm një i tillë, i diktuar nga shërbimet e vëzhgimit si drejtues i makinës së mësipërme dhe i përshkruar në dokumentet e prokurorisë si “45-vjeçar me flokë të shkurtra”.

Hetimi për grupin e përfshirë në laboratorin e prodhimit të kokainës në Xibrakë nisi në dhjetor 2014, pas informacioneve të mbërritura në Shqipëri nga autoritetet gjermane. Në janar 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda vuri nën akuzë 9 persona për trafikim të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Olsi Rama merret prapë në pyetje në SPAK, pas rihapjes së
Seance gjyqesore e dosjes "Xibraka"

Hetimet identifikuan Genci Xhixën si drejtues të grupit kriminal të përfshirë në laboratorin e kokainës, por ai nuk u arrestua asnjëherë nga policia. Anëtarët e grupit u dënuan me 104 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por dënimet u lehtësuan në Apel dhe disa prej tyre, si në rastin e Ermal Hoxhës dolën më herët nga burgu për “sjellje të mirë”.

Poll