AKTUALITET /

OSBE apel për transparencë në zgjedhjen e Drejtorit të RTSH: Të bazohet në meritë

Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar pasi Këshilli Drejtues i RTSH vendosi pezullimin e garës për drejtorin e RTSH, pas akuzave për paligjshmëri.

Shkruar nga Versus

OSBE apel për transparencë në zgjedhjen e Drejtorit të RTSH:

Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar pasi Këshilli Drejtues i RTSH vendosi pezullimin e garës për drejtorin e RTSH, pas akuzave për paligjshmëri.

Ky vendim erdhi pas thirrjes së Komisionit të Medias, në të cilin Këshilli Drejtues të hënën do të zhvillojë një seancë dëgjimore për procesin e ndjekur për garën për drejtorin e ri të RTSH.

Prezenca e OSBE bën thirrje për një garë transparente dhe të bazuar në meritë.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet mbështetjes ndërpartiake, Asociacionit të Gazetarëve, SCIDEV-Center dhe Safe Journalists në mirëpritjen e vendimit të RTSH-së për të pezulluar procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm. Bëjmë thirrje për një proces transparent, të bazuar në meritë, që të sigurojë drejtësi dhe llogaridhënie, dhe presim me interes seancën dëgjimore të së hënës”, shkruan prezenca e OSBE në Tiranë.

Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi Këshilli Drejtues vendosi të hënën me shumicë votash që të skualifikojë 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.

Tags:

osbe tirane

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: