AKTUALITET /

Padia për shpifje, Këlliçi ‘përballet’ me Bolinon në gjykatën e Tiranës (VIDEO)

Shkruar nga Versus
Padia për shpifje, Këlliçi ‘përballet’ me
Bolino dhe Këlliçi në hyrje të sallës gjyqësore

Botuesi dhe drejtuesi i “Report Tv”, Carlo Bolino është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës së bashku me ish-kandidatin për kryebashkiak Belind Këlliçi, lidhur me një kallëzim të bërë ndaj këtij të fundit për shpifje.

Siç shihet në videon e siguruar nga Versus.al Këlliçi dhe Bolino janë hasur në hyrje të gjykatës ku po mbahet sot seanca në ngarkim të Këlliçit.

Seanca e sotme u shty, ndërsa vetë Belind Këlliçi tha para mediave se nuk do të kishte pajtim dhe e sfidoi Bolinon për t’u përballur me provat kundrejt tij sa i takon denoncimit për përfitimin e truallit 4100 m2 ku është ndërtuar godina e Report Tv.

“Seanca sot u shty për shkak se do i jepet mundësia Malltezit që të paraqitet në seancën e radhës. Por ia bëj publik qëndrimin Carlo Hajdut Bolinos që nuk ka pajtim.  Për gjithë hajdutëritë e tij, ai dhe të gjithë hajdutët si ai do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

E ftoj Bolinon të vijë në çdo seancë gjyqësore që të ballafaqohet me të gjitha pretendimet që ka. Tashmë është edhe një gjykatë që do njihet me provat që faktojnë vjedhjen e truallit publik me 4100 metra katrorë për t’u bërë televizioni i qeverisë”- deklaroi Këlliçi.

Padia lidhet me deklaratat e këtij të fundit për Bolinon, të cilat botuesi i ka konsideruar si të pavërteta dhe për këtë gjë e ka paditur për shpifje. Versus.al

Poll