AKTUALITET /

Pamje të Arjan Telhallarit me armë në dorë, detaje nga konflikti në zyrën elektorale të PSD

Sipas burimeve, konflikti ka nisur pas një mosmarrëveshjeje për baste mes djalit të Telhallarit dhe shtetasit Lendi Palaj.

Shkruar nga Versus

Pamje të Arjan Telhallarit me armë në dorë, detaje nga

Janë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë Arjan Telhallarin të armatosur, teksa i drejtohet zyrës elektorale të Partisë Social-Demokrate (PSD). Sipas burimeve, konflikti ka nisur pas një mosmarrëveshjeje për baste mes djalit të Telhallarit dhe shtetasit Lendi Palaj.

Ngjarja ndodhi në mesditën e djeshme në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Rreth orës 14:00, Policia e Tiranës mori një telefonatë për një konflikt të dhunshëm në një zyrë elektorale. Pas ndërhyrjes së menjëhershme, u konstatua se xhami i zyrës ishte dëmtuar dhe në vendngjarje u gjetën dy fishekë të pa shpërthyer, çka ngriti shqetësime për rrezik të mundshëm.

Sipas hetimeve paraprake, pas një debati mes dy të rinjve, djali i Telhallarit ka njoftuar të atin, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Të dy janë kthyer në vendin e ngjarjes dhe janë përfshirë në një përplasje fizike brenda zyrës, ku janë gjetur edhe fishekë të tjerë të papërdorur.

Policia po vijon kërkimet për Arjan Telhallarin dhe të birin, ndërsa PSD ka mohuar që konflikti të ketë ndodhur në ambientet e saj ose që personat e përfshirë të kenë lidhje me partinë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: