AKTUALITET /

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë, 62 vjeçari u fut në banesën e fqinjve dhe i kërcënoi me pist*letë

Shkruar nga Versus

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë, 62 vjeçari u fut

Sarandë- Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar një ngjarje kriminale e cila mund të rezultonte edhe me jetë të humbura. Një 62 vjeçar me inicialet Sh.K u arrestua pas kallëzimit të një gruaje e cila pretendonte se fqinji i kishte kërcënuar me pistoletë.

Konflikti mes tyre kishte nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mes fqinjëve mbi shfrytëzimin e pjesës së përbashkët (tarracë) në pallatin ku banonin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Tags:

sarande

Poll