Lëvizje të shumta dhe ndryshime në administratën e Bashkisë së Tiranës gjatë 48 orëve të fundit.
Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, ka ndërmarrë disa shkarkime dhe emërime të reja në postet drejtuese. Ndër më të rëndësishmet është shkarkimi i nënkryetares Sara Goxhaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushi.
Në vend të Dokushit, është emëruar si Sekretare e Përgjithshme Jonida Halili, e cila më herët mbante postin e nënkryetares së Bashkisë.
Ndërkohë, ndryshime ka pasur edhe në sektorin juridik të institucionit. Berta Piro është emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtorisë së Juridikut, Aseteve dhe Licensimeve. Ajo ka shërbyer më parë si Drejtoreshë e Përgjithshme në Drejtorinë e Menaxhimit. /Versus.al/







