Një shtetas 44 vjeçar ka denoncuar 2 vëllezër për marrje me dhunë në automjetin e tyre dhe më pas kërcënimin me jetë për motive të dobëta.
Menjëherë pas denoncimit të tij, policia ka bërë të mundur kapjen e dy vëllezërve Aleksandër dhe Lalush Gecaj, 25 dhe 29 vjeç
44-vjeçari B.Sh banues në lagjen nr.13 të Durrësit tregoi në polici se ishte marrë pa dëshirën e tij në makinë nga dy vëllezër të cilët e kishin çuar në zonën e Kënetës dhe e kishin kërcënuar për motive të dobëta.
Sips burimeve nga policia e Durrësit bëhet me dije se 2 vëllezërit kishin pasur dhe më herët konflikte me 44-vjeçarin pasi kishin punuar bashkë në ndërtim ku kanë pasur mosmarrëveshje për pagën e tyre. Dje situata ka përshkallëzuar ndërsa 2 vëllezërit janë takuar me ‘viktimën’ e tyre ndërsa e kanë marrë me dhunë në mjet dhe e kanë çuar në zonën e Kënetës në Durrës ku dhe e kanë kërcënuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim./Versus.al







