
Tiranë- Forca të shumta policie kanë rrethuar një pallat në zonën e Astirit pas denoncimit të bërë nga një vajzë e cila pretendoi se është dhunuar nga disa persona.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrikësit dhe ambulance, ndërsa efektivët po negociojnë me vajzën e identifikuar S.Q e cila ka mbyllur derën e banesës dhe nuk pranon ta hapë. Pavarësisht kësaj ajo thotë se në banesë është vetëm ajo.
“Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap”- thuhet në njoftimin e policisë.
E gjithë zona është rrethuar nga forcat speciale RENEA, ndërsa raportimet paraprake janë për një pengmarrje. Sipas detajeve të mëtejshme, vajza dyshohet se është larguar fillimisht me të dashurin dhe ka pasur konflikt me familjarët e saj. Versus.al







