AKTUALITET /

“Perandori” për pastrimin e parave, prokuroria e Tiranës sekuestron 50 milionë euro pasuri! "Koka", i dënuar në Belgjikë për drogë

Një “perandori” e ngritur për pastrimin e parave është zbuluar së fundmi nga hetimet e prokurorisë së Tiranës e cila ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 milionë euro të cilat dyshohet se e kishin burimin nga aktiviteti i trafikut të drogës në Belgjikë.

Shkruar nga B.V

“Perandori” për pastrimin e parave, prokuroria e Tiranës

Tiranë- Prokuroria e kryeqytetit ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 milionë euro të cilat dyshohet se burojnë nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës jashtë vendit. Mësohet se pasuritë në zotërim të Elman Abule, M. T., Kristian Boçi, Drilona Boçi, Eliverta Boçi, Vladimir Avrami, Ender Boçi, janë vendosur nën sekuestro preventive pasi janë hapur hetime për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’.

“Koka” e skemës së pastrimit të parave të fituara nga trafiku i drogës rezulton Elman Abule, i dënuar për drogë në Belgjikë. Ky i fundit në bashkëpunim me persona të tjerë, përfshirë edhe bashkëshorten, kishte ngritur një sërë kompanish të cilat edhe pse nuk kishin asnjë ndërveprim financiar, kishin rritur kapitalin e tyre.

Elman Abule i kishte lënë kompanitë nën administrimin e Kristian Boçi dhe Vladimri Avrami duke krijuar një “perandori” të pastrimit të parave.

Si funksiononte skema e pastrimit të parave

Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, Elman Abule ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Abule nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve Kristian Boçi apo V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërivë me kuota të përbashkëta midis Elman Abule dhe Kristian Boçit apo midis K. B. dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Pasuritë e sekuestruara

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “F.......” shpk:

- Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;

- Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;

- Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;

- Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe

- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të shtetasit Kristian Boçi, si më poshtë:

- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

- Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

- Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

- Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2; 

- Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

- Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

- Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve Elman Abule dhe M. N., si më poshtë:

- Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;

- Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe

- Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë. Versus.al

Poll