AKTUALITET /

Përdornin qendrat e masazheve për prostitucion, çohen për gjykim 2 vëllezërit Roshi

Dy vëllezërit administronin disa qendra masazhi në Tiranë ku punësonin vajza si masazhatore dhe më pas i detyronin të ofronin shërbime seksuale në këmbim të pagesës.

Shkruar nga Versus
Përdornin qendrat e masazheve për prostitucion, çohen për
Dy vëllezërit, Mario dhe Andi Roshi

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dy vëllezërit Mario dhe Andi Roshi të cilët akuzohen për pastrim parash. Të dy të rinjtë janë arrestuar në 2021-in si administratorë të qendrave të masazhit ku rekrutonin femra të cilat më pas i detyronin të kryenin shërbime seksuale në këmbim të pagesave.

Sipas hetimeve, dy vëllezërit, kontaktonin femra në rrjetet sociale me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore që do të kryenin mesazhe relaksuese për klientët e qendrave. Por pasi punësonin edhe vajza të mitura, i detyronin t’u ofronin klientëve edhe shërbime seksuale brenda qendrave të masazhit.

Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Në operacionin që u zhvillua në 2021-in, u proceduan në gjendje të lirë edhe 5 prej vajzave të cilat përdoreshin për ushtrimin e këtij aktiviteti të jashtëligjshëm.

Me vendim të gjykatës janë sekuestruar edhe pasuritë e vëllezërve, të cilat nuk justifikoheshin me të ardhurat e ligjshme ndër vite, konkretisht:

‘Njësi’, sipërfaqe 34m2;

‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’;

‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dhe

Tre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volkswagen’ dhe ‘Scoda Octava’. Versus.al

Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
  • Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
  • Lëvizja Atdheu
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
  • Partia Socialiste
  • Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
  • Aleanca Kombëtare
  • Aleanca Demokracia e Re
  • Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
  • Partia Mundësia (Agron Shehaj)
  • Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: