AKTUALITET /

Përfundon afati i hetimeve për aferën “Partizani”, SPAK kërkon dhe 3 muaj kohë! Gjokutaj: Nuk u njoftuam

Seanca në GJKKO u shty për datën 11 korrik në orën 10:00 ndërsa avokati Gjokutaj hodhi akuza se po bëhet gjithçka me direktivë që çështja e Berishës të mos shqyrtohet.

Shkruar nga B.V
Përfundon afati i hetimeve për aferën “Partizani”,
Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj

Sot ka përfunduar afati i hetimeve për aferën “Partizani” për të cilën mbahen në arrest shtëpie Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. SPAK ka kërkuar zgjatjen me 3 muaj të afateve të hetimit për aferën “Partizani”, duke qenë se sot përfunduan afatet ligjore për hetimin e kësaj çështje.

Në një dalje për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se nuk është në dijeni të një kërkese nga ana e SPAK për të zgjatur afatet e hetimit.  Ai u shpreh i bindur se GJKKO dhe SPAK po veprojnë me direktiva duke mos gjykuar çështjen për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Nuk mund të celte shqyrtimin gjyqësor sepse nuk janë njoftuar Berisha dhe Malltezi. Gjykata ka kryer vetëm regjistrimin e çështjes por jo njoftimet e tyre. Kjo është një taktikë e konsoliduar tashmë e SPAK dhe GJKKO për të paraqitur materialin para fundjavës dhe për të mos u kryer njoftimi. Kjo bëhet për të zgjatur pafundësisht afatin për të mos gjykuar çështjen në afatet e duhura. Në datën 11 është caktuar seanca pasardhëse ku do marrim informacionin e hetimit.

Këta nuk vënë në dijeni për zgjatjen e hetimeve, veprojnë si koka autonome. Veprojnë kur të duan, sipas direktivës të deritanishme. Hetimet janë shtrirë në drejtime që nuk kanë lidhje me çështjen”- u shpreh Gjokutaj mes të tjerash.

Berisha po mbahet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, nën akuzën e korrupsionit pasiv në privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Në maj, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin e bërë ndaj vendimit të Apelit të GJKKO për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Versus.al

Poll