AKTUALITET /

Përplasi dy fëmijë dhe 2 gra teksa kalonin vijat e bardha në Lungomare, arrestohet i riu në Vlorë

Fatmirësisht qytetarët e përplasur nga makina, janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar nga Versus
Përplasi dy fëmijë dhe 2 gra teksa kalonin vijat e bardha në
Foto nga vendngjarja e mbrëmshme

Vlorë- Një 31 vjeçar i identifikuar si A.Ll është arrestuar nga policia pasi mbrëmjen e djeshme përplasi me makinë 5 persona në zonën e Lungomares.

Ngjarja ka ndodhur teksa këmbësorët po kalonin në vijat e bardha kur i riu me mjetin tip “Golf” përplasi 50 vjeçaren V.V, 32 vjeçaren I.Sh dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Gratë e lënduara u dërguan në spital ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë në gjendje të mirë. Ndërkohë prokuroria ka vijuar me hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Tags:

aksident

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: