
Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas ngjarjes së ndodhur më 6 dhjetor në zonën e Freskut, ku u plagos me sende të forta 26-vjeçari me iniciale F. Y.
Në pranga ka rënë Helidon Marku, 49 vjeç, i cili dyshohet se veproi me porosi të Gjokë Ndrevataj, 36 vjeç, dhe Xhemal Uka, 30 vjeç, të dy të shpallur ende në kërkim, për të dhunuar 26-vjeçarin.
Sipas policisë, dyshohet se për motive të dobëta, Ndrevataj dhe Uka kanë porositur Markun për të kryer plagosjen. Të tre personat kanë precedentë penalë për krime kundër personit, ndërsa Marku ishte proceduar më parë edhe për armëmbajtje pa leje.
Gjatë operacionit u arrestua 49-vjeçari, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e dy porositësve. Hetimet po zgjerojnë gjithashtu rrethin e të përfshirëve, pasi dyshohet se në ngjarje mund të kenë marrë pjesë edhe persona të tjerë.
Ndërkohë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe T. D., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka shoqëruar autorin e dyshuar në vendin e ngjarjes dhe ka refuzuar të deklarojë rrethanat e saj.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e procedimeve.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur më datë 06.12.2025, te rrethrrotullimi i zonës së Freskut, ku u plagos rëndë, me sende të forta, një 26-vjeçar.
Identifikohen 3 shtetas të përfshirë në këtë rast, konkretisht 2 porositësit e plagosjes dhe njëri nga autorët.
Vihet në pranga ky i fundit dhe punohet intensivisht për kapjen e 2 porositësve.
Të tre shtetasit e përfshirë, me precedentë penal të theksuar për krime kundër personit.
I arrestuari, me precedent edhe për armëmbajtje pa leje.
Procedohet penalisht një shtetas që dyshohet se ka shoqëruar autorin e plagosjes, te vendi i kryerjes së krimit, dhe nuk ka kallëzuar rrethana të rastit.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të plagosjes së rëndë të shtetasit F. Y., me sende të forta, më datë 06.12.2025, te rrethrrotullimi i zonës së Freskut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit “Porosia”, identifikuan 3 shtetas të përfshirë në këtë rast, konkretisht H. M., 49 vjeç, Gj. N., 36 vjeç dhe Xh. U., 30 vjeç.
Nga këto veprime rezultoi se 36-vjeçari dhe 30-vjeçari, për motive të dobëta, kanë porositur shtetasin H. M., për të kryer plagosjen.
Në vijim të veprimeve operacionale, 49-vjeçari u kap dhe u vu në pranga, ndërkaq po punohet për kapjen e shtetasve Gj. N. dhe Xh. U., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në plagosjen e 26-vjeçarit.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. D., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka shoqëruar shtetasin H. M., për të kryer krimin, si dhe ka refuzuar të deklarojë në polici, rrethana të kësaj ngjarjeje, për të cilat dyshohet se ka patur dijeni.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

