AKTUALITET /

Plagosja në Elbasan, policia: Autori qëlloi drejt tre personave në lokal, më pas e hodhi armën. Vijojnë kërkimet për kapjen e tij

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes

Shkruar nga Versus

Plagosja në Elbasan, policia: Autori qëlloi drejt tre personave

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ku 3 persona u konfliktuan dhe më pas u plagosën.

Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, Renaldo Mance, 31 vjeç
Armand Tomorrica, 32 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit./Versus.al

 

Poll