
Policia ka bërë njoftim zyrtar për sa i përket plagosjes me armë zjarri mesditën e sotme, në kompleksin 'Kika 2'.
I plagosuri, Lorenc Kosta dyshohet se ka ngacmuar partneren e efektivit të policisë, Erion Goxhara çka ka çuar edhe në agravimin e situatës.
45-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe raportohet se ndodhet në sallën e operacionit, e sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori, polic i Drejtorisë së Kufirit ende nuk është arrestuar.
Njoftimi i Policisë
Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Versus.al







