
Një punonjës policie në Pogradec ka mbetur i lënduar fizikisht sot gjatë një aksidenti automobilistik.
Punonjësi ka qenë brenda makinës së policisë rrugore, kur është përplasur papritur nga një makinë tip “Mitsubishi”.
Automjeti drejtohej nga 61 vjeccari me inicialet R.F, i cili u shoqërua në komisariat, ndërsa polici I lënduar u dërgua për ndihmë mjekësore.
Brenda pak minutave edhe dy aksidente kanë ndodhur në qytetin e Pogradecit.
Në aksidentin e parë, një mjet ka goditur një këmbësore në vijat e bardha, duke e lënë të lënduar. Mësohet se këmbësorja u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.
Në aksidentin e dytë, mësohet se një mjet tip furgon ka përplasur një biçikletë, ku ka lënë të plagosur drejtuesin e saj. Edhe ky person u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.








