AKTUALITET /

Prej 5 ditësh në koma, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi

Shkruar nga B.SH
Prej 5 ditësh në koma, si paraqitet gjendja shëndetësore e
Avokat Sokol Mëngjesi

Avokati Sokol Mëngjesi prej 5 ditësh në koma vijon të jetë në intubim dhe po mbahet në monitorim intesiv nga stai i mjekëve të spitalit të Traumës.

Mjekët kanë deklaruar se do të pritet deri ditën e nesërme për të parë reagimin e pacientit dhe nëse gjendja e tij do të jetë e njejtë, ditën e hënë mund të ulët doza e qetësuesve në mënyrë graduale për të parë se si do të reagojë pacienti.

Avokat Mëngjesi u dhunua në mënyrë barbare për shkak të detyrës më 29 maj teksa linte djalin e tij në kopsht në zonën e ish-bllokut.

Ndërsa Gjykata ka caktuar masën arrest me burg për Dritan Nanon si i dyshuari organizatori i dhunës së avokatit dhe dhëndrin e tij Dorian Aliaj i arrestuari i vetëm nga grupi i dhunuesve të Mëngjesit.

Edhe për 3 agresorët e tjerët që janë në kërkim nga policia, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, është caktuar masa ‘arrest me burg’ në mungesë.

 

 

Poll