AKTUALITET /

Prej kohësh pa paga, punonjësit e aeroportit të Vlorës pezullojnë punimet për disa orë

Hyrja e kantierit të punimeve është bllokuar nga punonjësit të cilët prej kohësh nuk kanë marrë pagat nga kompanitë përkatëse që po merren me ndërtimin e projektit të nisur në vitin 2021.

Shkruar nga Versus

Prej kohësh pa paga, punonjësit e aeroportit të Vlorës

Punonjësit e aeroportit të Vlorës janë ngritur ditën e sotme në protestë për pagat, duke pezulluar totalisht punimet për disa orë. 

Pas ndërhyrjes së drejtuesve të projektit u bë e mundur rinisja e punimeve ditën e sotme, por ma paralajmërimin se do të rikthehen në protestë të premten, nëse pagat e vonuara nuk u kalohen në llogaritë e tyre bankare siç u është premtuar. 

Punimet për aeroportin e Vlorës kanë nisur në fund të vitit 2021. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po ndërtohet me një vlerë prej 104 milionë eurosh nga një konsorcium i përbërë me tre kompani, dy nga Kosova dhe një nga Turqia.

Aeroporti parashikohet të jetë gati për fluturimin e parë në vitin 2025 por me pezullimin e punimeve për shkak se punonjësit, nuk kanë marrë pagat, duket se ky afat do të shtyhet më tej. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: