AKTUALITET /

Prokurorët mbrojnë zyrtarët e lartë? Deklarata "bombë" e Karamuços: Mbajnë përgjimet e SKY ECC në sirtar

Ervin Karamuço tha se ka disa përgjime ende të pazbardhura që rrinë në sirtarët e disa prokurorëve

Shkruar nga Versus

Prokurorët mbrojnë zyrtarët e lartë? Deklarata

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Now" me Erla Mëhillin, ku foli lidhur me përgjimet në SKY ECC. Ervin Karamuço tha se ka disa përgjime ende të pazbardhura që rrinë në sirtarët e disa prokurorëve.

“Të gjitha këto hetime që kanë pasur në bazë të tyre prova nga SKY kanë pasur vështirësi, ku sipas Kushtetueses dhe gjykatave të tjera, duhet që krahas përgjimeve që ti ke në dispozicion të kesh edhe prova të tjera.

Gjyqi bëhet tani, por këto kanë ndodhur para 7 vjetësh. Ne kemi filluar të japim vendimet e para në bazë të SKY ECC. Është një database i madh që vijnë nga ndërkombëtarët.

E para, unë nuk ia uroj askujt burgun. Kemi disa vite që kemi ca pine të SKY që mbeten ende në sirtarët e prokurorëve sepse kanë ndodhur aty, mbase janë të paidentifikuar. Mbase ndonjë mbyll dhe sytë për të shmangur nga përgjegjësia ndonjë person publik.”-tha Karamuço.

Poll