AKTUALITET /

Prokuroria e dërgoi në gjyq, kush është ish-boksieri në armiqësi me Martinajn? Lidhja e tij me masakrën e Fushë Krujës

Emri i Fatjon Muratit përmendet mes 'listës' së armiqve të biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj i cili rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022.

Shkruar nga Versus
Prokuroria e dërgoi në gjyq, kush është ish-boksieri në
Fatjon Murati dhe Ervis Martinaj (i zhdukur prej gushtit të 2022-it)

Prokuroria e Tiranës njoftoi sot kalimin për gjykim të dosjes që rëndon ndaj Fatjon Muratit, ish-boksierit 34 vjeçar të shpallur në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të lëndëve narkotike.

Të ardhurat e këtyre veprimtarive kriminale, Murati i kishte investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme të cilat më pas i kishte transferuar në emrin e familjarëve të tij.

Por kush është boksieri që u kthye në anëtar të besueshëm të grupeve kriminale?

Murati është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai është një prej të dyshuarve për masakrën e ndodhur në Fushë Krujë në mesditën e 17 korrikut, ku u vranë Brilant Martinaj (kushëri i ish-bossit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt) dhe dy miqtë që e shoqëronin, Besmir Hoxha dhe Dilen Vata.

Mbrëmjen e 8 tetorit të vitit 2022, Fatjon Murati u kap në një makinë të blinduar me Endrit Doklen, ish-anëtarin e bandës së Durrësit, i cili gjithashtu njihet si kundërshtar i Ervis Martinajt. Pasi u mor në pyetje, Murati u la i lirë, për t’u arrestuar vetëm pak kohë më pas për armëmbajtje pa leje. Për këtë vepër penale, gjykata i caktoi “arrest shtëpie”.

Por në një atentat të ndodhur më 12 mars të vitit 2023 ku u qëllua me armë ndaj lokalit të tij në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku kuptua se Murati e kishte thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ishte larguar nga vendi. Dyshohet se i riu kishte informacione se po përgatitej një atentat i tillë ndaj tij. Si pasojë e të shtënave në lokal humbi jetën banakierja 58 vjeçare, Mimoza Paja. Versus.al

Poll