AKTUALITET /

Protesta 27 ditore e minatorëve në Mirditë, kompania turke "Tete Albania" pushon nga puna 40 punonjës

Edhe më herët, kompania shkarkoi 16 minatorë vetëm sepse kërkonin kushte më të mira në punë.

Shkruar nga Versus

Protesta 27 ditore e minatorëve në Mirditë, kompania turke

Mirditë- Pavarësisht protestës së minatorëve të Spaçit prej 27 ditësh në vendin e punës dhe në Parlamentin e Shqipërisë, kompania turke “Tete Albania”, jo vetëm që nuk u ka dhënë përgjigjie kërkesave të punëtorëve, por ka vendosur pushimin nga puna të 40 personave.

Në urdhrin e firmosur nga administratori turk Cem Koray Yagci, minatorëve u kërkohet që të dorëzojnë të gjitha sendet e punës në pronësi të kompanisë “Tete Albania”.

Protesta 27 ditore e minatorëve në Mirditë, kompania turke

Kujtojmë se minatorët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit duke kërkuar që t’u përmbushen kërkesat themelore si njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës.

Pavarësisht se ata protestuan para Kuvendit të enjten e kaluar, kjo nuk ka sjellë asnjë lloj reagimi të kompanisë turke e cila duket e pashqetësuar nga protestat e punonjësve që kërkojnë kushte më të mira pune. Versus.al

Poll